Manastir, vidhet makina e shtetasit grek


Sektori për Punë të Brendshme në Manastir njofton se gjatë ditës së djeshme një shtetas grek ka raportuar se i është vjedhur makina e tipit “VW Golf 7”.

Shtetasi grek G.I. (31) ka raportuar se vetura i është vjedhur në bulevardin “1 maji” në Manastir.

“Bëhet fjalë për makinë me targa të Zvicrës, ndërsa zyrtarët policor tashmë kanë marrë masa për zbardhjen e plot të rastit”, thonë nga SPB-Manastir.

Baby Boo