Malo: Si ekipi shqiptar arrriti të nxirrte nga rrënojat fëmijën 4-vjeç


Grei Malo, një pjestar i ekipit shqiptar të kërkim shpëtimit që ndodhet në Turqi, ka rrëfyer për Euronews Albania operacionin e shpëtimit të një fëmije 4-vjeç në Malatya.

Malo tha se ekipi shqiptar u orientua nga Agjencia e Emergjencave në Turqi drejt një banesë 4 katëshe ku dyshohej se kishte persona ende në jetë.

Ai rrrëfeu se nga aty arritën të nxirrnin të gjallë një fëmijë 4-vjeçar dhe 3 kufoma.

“Me të mbërritur ekipi shqiptar na aktivizoi AFAD-i, Agjencia e Emergjencave të Turqisë, na lokalizuan në një godinë 4 katëshe, ku nxorëm 3 kufoma dhe 1 fëmijë 4-vjeçe të gjallë.

Baby Boo