Mali Sharr park kombëtar, Ahmeti: Agjenda e gjelbër është jetë më cilësore për të gjithë


Parlamenti i Maqedonisë së Veriut me 66 vota “Për” i ka dhënë dritën jeshile Ligjit për shpalljen e një pjese të Malit Sharr për park kombëtar. Këtë vendim kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti e ka cilësuar si një nga vendimet për jetësimin e agjendës së gjelbër.

“Edhe ky premtim u realizua me votën e sotme në Kuvend të dashur miq. Agjenda e gjelbër është jetë më cilësore për të gjithë ne”, shkruan Ahmeti në rrjetet sociale.

Baby Boo