Mali i Zi zgjohet me postera kundër Serbisë


Në të gjitha qytetet e mëdha malazeze në këtë mëngjes u shfaqën postera me një mesazh “Kurrë më 1918”.

Posterat u vendosën në Podgoricë, Pljevlja, Kotor, Herceg Nov, Ulqin, Cetinje, Bijelo Polje dhe qytete të tjera.

Me sloganin “për të drejtën, nderin dhe lirinë e Malit të Zi”, posterat janë shoqëruar me tekstin e mëposhtëm:

“Për hakmarrje të pamëshirshme dhe represionit ndaj popullit të Malit të Zi të kryera nga Serbia dhe ushtria e saj, xhandarmëria dhe tradhtarët malazeze në shërbim të saj, për shkak të rezistencës aktive ndaj okupimit dhe aneksimit të atdheut të tyre, një prej shteteve më të vjetra të Ballkanit, mes dhjetorit 1918 dhe gushtit të vitit 1929, në vorbullën e ferrit dhe e vdekjes zhdukur disa mijëra njerëz. ”

Mbi 3,200 njerëz u vranë, shumë prej të cilëve u masakruan, plaçkitën dhe dogjën mbi 5,800 shtëpi malazeze dhe objekte të tjera.

Në posterat thuhet gjithëashtu se ishin arrestuar, torturar dhe burgosur mbi 4700 burra, gra dhe fëmijë.

Baby Boo