Maksi i Kumanovës flet për karantinën 56 orëshe: Ata që s’kanë të lajmërohen për ndihma


Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski përmes një statusi në fejsbuk u ka bërë thirrje bashkëqytetarëve të tij të bashkëpunojnë dhe të dëgjojnë organet kompetente pas vendimit të qeverisë për të mbyllur qytetin në karantinë nga mbrëmja e djeshme (21:00) deri të hënën në mëngjes (05:00).

Statusi i plotë në fejsbuk: Të dashur bashkëqytetarë, numri i pozitiv i të prekurve nga virusi Kovid-19 në Kumanovë është rritur dukshëm. Vendimi për të kufizuar lëvizjen është i domosdoshëm, të gjithë duhet ta respektojmë atë. Ne e kemi kërkuar këtë masë që më datën 22 mars. Duhet të jemi të vetëdijshëm dhe të disiplinuar, mund të durojmë deri të hënën, ata që nuk kanë mundësinë të furnizohen me ushqime do të marrin ndihma këto dy ditë. Shëndeti kolektiv është përparësia numër një.
Më vjen keq për gjithë këtë që po kalojmë. U bëj thirrje për qetësi dhe pa panik do ta kapërcejmë edhe këtë. Qëllimi është të parandaloni përhapjen e virusit, të mbani distancën tuaj dhe të qëndroni në shtëpi.

Baby Boo