Makron: RMV-ja, para një momenti kyç të historisë së saj


Maqedonia e Veriut sërish ndodhet para një momenti kyç të historisë së vet. Shtatëmbëdhjetë vite pas marrjes së statusit të kandidates, sapo hapet mundësia historike: hyrja në fazë aktive të procesit për inkuadrim drejt Bashkimit Evropian. Zgjedhja është e juaja, thuhet në porosinë e presidentit të Francës, Emanuel Makron, të kumtuar nga Ambasada franceze në Shkup.

Është e juaja, porositë Makroni, ta sillni vendimin i cili do t’i japë formë të ardhmes së Maqedonisë së Veriut, për të cilën, siç thotë, është i bindur se përcaktimi i saj do të jetë tërësisht pjesë e familjes evropiane.

“Tani u mbetet juve maqedonasve të deklaroheni. Fuqia për ta ndryshuar rrjedhën e historisë prej tani është në duart e juaja. Nuk do t’ju them se kjo përgjigje është e përsosur, por do t’ua pastrojë rrugën evropiane. Si edhe çdo marrëveshje, ashtu edhe kjo bazohet në kompromise dhe baraspeshë. Kjo marrëveshje nuk e sjellë në pikëpyetje ekzistimin zyrtar të gjuhës maqedonase, e cila është pjesë përbërëse e identitetit tuaj”, thekson Makron.

Baby Boo