Makraduli: Të mos krijohet panik në mesin e qytetarëve për ndotjen e ajrit


Ndotja ajrore është një vrasës i fshehtë që merr viktima shumë më tepër se çdo katastrofë tjetër natyrore dhe për këtë duhet të merren menjëherë veprime urgjente për ta parandaluar atë. Lufta kundër ndotjes së ajrit të mos shëndrohet për përfitime politike në mes partive por duhet të konsensus social dhe kombëtar mbi këtë çështje. Është e nevojshme gjetja e burimit të ndotjes së ajrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto ishin konkluzionet nga debati publik në Komisionin për transport dhe lidhje dhe ambientit, ku u diskutua për ndotjen e ajrit, e cila ishte propozuar nga deputetët e OBRM-PDUKM-së.

Kryetari i Bashkisë së Shkupit Petre Shilegov tha se 53 për qind e ndotjes së ajrit buron nga ngrohja e paorganizuar e shtëpive të qytetarëve në Shkup, ku siç tha ai, 70.000 familje janë jashtë sistemit të ngrohjes të organizuar, 22 për qind e ndotjes së ajrit është shkaktuar nga trafiku, ndërsa pjesa tjetër është aktiviteti industrial dhe ndërtimore.

Ndërsa Jani Makraduli, zv. ministër i Mjedisit, tha se të dhënat që Maqedonia është shteti më i ndotur kanë të bëjnë me vitet 2015 dhe 2016. Ai theksoi se është e dëmshme që të krijohet panik në mesin e popullsisë në lidhje me ndotjen e ajrit, duke treguar shembullin e fundit kur stacioni i matjes në Gjorçe Petrov ku tregonin 1.900 grimca për metër kub, që është, me çka haptazi u pa se bëhet fjalë një gabim.

Baby Boo