Makina përplas motorin në autostradë, një në gjendje të rëndë


Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, pranë zonës së njohur si Yrshek, ku një automjet është përplasur me një motor.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin e mjetit të tij dhe është rrëzuar.

Bëhet e ditur se drejtuesi i motorit është dërguar me urgjencë drejt spitalit në Tiranë, ndërkohë që mësohet se automjeti i përfshirë në aksident është tip Benz me targa Tr 2235 F.

Baby Boo