Makina e policisë së Maqedonisë kapet me dr*ogë në Mal të Zi, kishte mbetur nga viti 2016


Gjatë ditës së djeshme, 22.09.2021, të punësuarit e Sektorit për kr*im kompjuteristik dhe forenzikë digjitale në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë shkuar në trajnim në Mal të Zi.

Kanë udhëtuar me veturë zyrtare nga autoparku i MPB-së, të cilin MPB e shfrytëzon që kur është marrë nga Agjencia për kon*fiskim, kurse është kon*fiskuar nga Drejtoria e Doganave në aksionin për shkatërrim të tregtisë me dr*ogë në vitin 2016, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Kur kanë arritur në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi në veturë është gjetur mar*ihuanë, e cila është fshehur në bunker nën ulëse. Por, të punësuarit në MPB nuk kanë asnjë lidhje me dr*ogën, por ajo ka qenë e fshehur në automjet, gjegjësisht ka mbetur që nga viti 2016, kurse më pas i është dhënë Agjencisë për konfiskim, nga ku sërish i është dhënë MPB-së. Të punësuarit e MPB-së nuk kanë asnjë lidhje me dr*ogën dhe kjo është vërtetuar edhe nga Prokuroria Publike e Shqipërisë dhe ato tashmë janë kthyer në Shkup, kurse për tërë rastin e njoftojmë edhe Prokurorinë tonë për veprim të mëtutjeshëm dhe zbardhje të rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Baby Boo