Makina del nga rruga në Krujë, shuhet 18-vjecari, tre persona në spital


Nje makine me të cilën udhëtonin katër të rinj doli nga rruga ne aksin e vjetër Thumanë – Fushë Krujë.

Nga aksidenti ka gjetur vde.kjen një 18-vjeçar dhe kanë mbetur të pla.gosur tre të tjerët.

Ata u dërguan në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke përfunduar pranë një shtëpie në ndërtim e sipër.

Njoftimi i policise: Më date 29.06.2019 , rreth orës 19:15, në fshatin Thumanë, Krujë një mjet tip Volswagen ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar shtetasit A.K. 18 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital dhe shtetasit A.N. 18 vjeç, U.L. 18 vjeç, A.M. 18 vjeç, dhe A.L. 18 vjeç, ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Ushtarak Tiranë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Baby Boo