Stilisti i flokëve nga Shkupi tregon cilin nga VIP-at do ta refuzonte


Ai është pa diskutim një ndër stilistët më trendi dhe më i njohur në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Vedat Sulejmani nga Shkupi që së fundmi njihet edhe me brendin që ai përfaqëson V.S.
Ndërsa sot ai vjen në Pa Censurë në një intervistë ekskluzive, për të rrëfyer rreth suksesit në karrierën e tij, sfidat për të arritur aty ku është sot dhe shumë të t’jera.

Cili është çelësi i suksesit tuaj?
Çiltërsia, dedikimi dhe pasioni im që kam ndaj punës dhe profesionit që bëj.
Keni pasur ndonjë përvojë me një klientë të vështirë, dhe si e keni trajtuar situatën?
Për mua nuk ka klient të vështirë apo të leht, të gjithë i trajtoj në mënyrë të njejtë. Edhe nëse ka pasur ndonjë situatë që klienti të mos jet ndjer në disponimin e duhur, jam munduar që ta kthej ambientin duke buzëqeshur.

Ku e shihni veten në pesë vitet e ardhshme?
Duke ushtruar profesionin tim që po bëj tani, me shpresë që të jem në një nivel të paimagjinueshëm të suksesit.
Ndonjë gabim që ke bërë gjatë jetës?
Nuk ka njeri pa gabime! Nëse do e quaja “gabim” do të ishte penguar që e kam. Të jem pranë familjes më tepër e në punë më pak.

Cilat janë disa nga pikat e tua të dobëta dhe të forta?
Ka disa pika të dobëta tek unë që i kam kthyer në pika të forta. Vetbesimi, ambicja, guximi, dhe respekti. Më e dobëta për mua është ndoshta besimi tek njerëzit.
Çfarë do të ndryshoje diçka nga vetja?
Ndoshta do të ndryshoja atë pikën e dobët që e ceka më lartë, besimin tek njerëzit. Të besoj në më pak njerëz që të kem më shumë qetësi.

Ke punuar me shumë nga VIP-at shqiptarë. Kë do të refuzoje që ta kishe si klientin tënd, nga personazhet publik?
Nuk do të ishte profesionale që të flas këtu me emra, por ndoshta do të ishte dikush nga këto “VIP-at” që kanë fituar famën pa ndonjë talent të caktuar.

Ke menduar që të hapësh salonin tënd edhe si parukier për femra?
Pasiqë e kaluara ime është e lidhur me parukierinë e femrave dhe që kam korrur mjaft sukses në këtë fushë, si stilist flokësh për femra i sertifikuar, tani jam më shumë i profilizuar si stilist për meshkuj dhe më përmbush më tepër të jem i përqendruar këtu ku jam si dhe shumë të lumtur mbi të gjitha.

Baby Boo