Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në Izrael


Xhudistja pejane shkëlqeu në Grand Prix të Tel Avivit në Izrael.

Xhudistja pejane e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix të Tel Avivit, eveniment që ka nisur sot.

Kampionia olimpike e ka mposhtur në finale me ippon izraeliten Gili Cohen për ta fituar medaljen e parë në vitin e ri.

Majlinda e kaloi rrethin e parë pa luftë në kategorinë deri 52 kilogramë, kurse në atë të dytë ishte më e mirë se gjeorgjiania Tetiana Levytska-Shukvani.

Majlinda synon që sivjet të kthehet në majat e xhudos botërore.

Baby Boo