Majlinda Bregu: Prej sot festojmë roamingun falas


Sot hiqet roamingu mes shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Sekretarja e përgjithshme e Këshillit për bashkëpunim rajonal e Shqipërisë, Majlinda Bregu në Forumin e Prespës për Dialog ka deklaruar se sot duhet të festohet për roamingun falas në rajon.

“Duhet të jemi krenar dhe të lumtur, sepse ia dolëm që të bëhet. I tejkaluam barrierat me operatorët e rajonit dhe le të gëzohemi për lëvizjen e lirë të mallrave dhe shërbimeve në rajon, që gjithmonë të kemi integrim më të mirë dhe më të madh të rajonit. Urime një korriku Greqisë, për marrjen e zyrës kryesuese të Evropës Juglindore. Ka shumë ngjarje për të festuar sot”, tha Bregu.

Nga sot qytetarët tarifën për roaming për thirrjet telefonike dhe SMS porosi do ta kenë me çmim sikur të ishin në vend. Por për të mos pasur keqpërdorime, kufizime do të ketë në internet.
Nëse qytetarëve u vinë fatura të larta, atëherë ata do të duhet të lajmërojnë Agjencinë për Komunikime Elektronike.

Baby Boo