Majko ka një porosi për ministrin serb Aleksandër Vulin: E keni pasur çmimin 5 milionë dollarë


Pandeli Majko, Ministri i Shtetit për Diasporën në Shqipëri ka reaguar ndaj fyerjeve të ministrit serb të mbrojtjes, Aleksandër Vulin duke e shpërndarë dhe rikujtuar një fotografi të kri*minelëve serb të lu*ftës që kërkoheshin nga drejtësia ndërkombëtare për 5 milionë dollarë. Majko i ka reaguar Vulin duke ia rikujtuar ministrit serb kur ku kri*minelet e lu*ftës Slobodan Miloshevic Rodovan Karazic dhe Ratko Mladic kërkoheshin nga Tribunali Ndërkombëtar për krimet në Jugosllavi dhe shpërblimi ishte 5 milionë dollarë kush tregon se ku gjindeshin.

Majko ka thënë çmimi në kohë të vështira është ai më realisti.
“Po publikoj një foto si kujtesë historike për ministrin e Mbrojtjes të Serbisë Aleksandar Vulin që po përdor fyerjen si “sport” në marrëdhënien me shqiptarët. Duhet ti kujtohet besoj se çmimi në kohë të vështira është ai më realisti. E kanë pasur 5 milionë dollarë. Sot!… Edhe çmimin e biletës për të vajtur në Uashington duhet ta paguajnë vetë” ka shkruar Majko në Facebook.

Ministrit serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin ka thënë se me vënien në funksionim të Zyrës Operative të Kosovës në doganën e Portit të Durrësit shefi i qeverisë shqiptare po punonte për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Vulin duke kritikuar BE po heshtin derisa “Shqipëria e Madhe” po formohet ka fyer edhe shqiptarët.
“Ajo që u jepni ’shqiptarimave’ nuk mund t’i ndalojë serbët”

Postimi i plotë:
Po publikoj një foto si kujtesë historike për Ministrin e Mbrojtjes të Serbisë Aleksandar Vulin që po përdor fyerjen si “sport” në marrdhënien me shqiptarët.
Duhet ti kujtohet besoj se cmimi në kohë të vështira është ai më realisti. E kanë pasur 5 milionë dollarë!
Sot!… Edhe cmimin e biletës për të vajtur në Uashington duhet ta paguajnë vetë!.

https://www.facebook.com/pandeli.majko/posts/10158449458212254

Baby Boo