Mahmuti: MPJ të Kosovës ka të tillë që kanë marrë instruksione për të sabotuar shpërndarjen e të vërtetës për gjenocodin serb në Kosovë

Fshehja e tē vërtetës për krimet serbe në depotë e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.
Në kohën kur Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë nuk lë vënd pa u përpjekur për të fshehur krimin e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe duke e paraqitur veten si viktimë e agresonit të NATO-s, ambasadorë, konsuj, deputetë, veprimtarë politik dhe intelektual janë duke e shpërndarë librin që zhveshë gjenocidin serb në Kosove. Në dy fotot e para shihet afaristi dhe politikani shqiptar në Gjermani (anëtar i CDU-së), me origjinë nga Kosova, Ilir Hajzer Seferi duke ia dhuruar zonjës Lunaçek librin “Mashtrimi i Madh” në gjuhën angleze. Një mirënjohje e veçantë për të gjithë ata që shpërndajnë në botë të vërtetën për Kosovën. Fatkeqësisht, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, ka të tillë që kanë marrë instruksione për të sabotuar shpërndarjen e të vërtetës për gjenocodin serb në Kosovë dhe kanë fshehur në depotë e ministrisë në fjalë librat në gjuhën angleze që u janë dhënë falas. Tri fotot e fundit janë dëshmi për fshehjen e botimit në gjuhën angleze të librit “Mashtrimi i Madh”. Kam bindjen e plotë se krimin e gjenocidit serb nuk do të mund ta fshehin në depot e asnjē ministrie dhe se e vërteta do të del në shesh.

Bardhyl Mahmuti