Macron: Sanksione për vendet e BE-së që nuk pranojnë emigrantë

Presidenti francez Emmanuel Macron, ka deklaruar se vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) që nuk pranojnë emigrantë duhet t’i nënshtrohen sanksioneve.

Baby Boo

“Nuk mund të ketë vende që përfitojnë shumë nga solidariteti i BE-së dhe shpallin prioritet interesin kombëtar kur vjen puna te çështja e emigrantëve. Unë mbështes sanksionet në rast të mosbashkëpunimit”, tha ai gjatë një konference për shtyp me kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez.

Ai ka shtuar se vendet anëtare duhet t’i binden të drejtës ndërkombëtare për pritjen e emigrantëve në territorin e tyre.

Apeli i Macron shkon për Italinë dhe Austrinë, dy vendet që kanë promovuar politikën kundër emigrantëve. Politika e tij është një ndërhyrje në boshllëkun e autoritetit që ka lënë Gjermania e cila është përfshirë në debate të mëdha për politikën ndaj emigrantëve

Restorant Lumare