Lypëse në rrugë, miliona në llogarinë bankare


Fatima Othman është një lypëse nga Libani, historia e së cilës është e pabesueshme.

52-vjeçarja u gjet e vdekur në një makinë të braktisur si pasojë e një ataku kardiak. Ajo nuk mund të përdorte as këmbët e as duart pasi ishte gjymtuar gjatë Luftës Civile libaneze.

Fakti shokues mbi vdekjen e saj ka ardhur si një bombë për autoritetet libaneze pasi kanë zbuluar se ajo kishte një pasuri të madhe bankare.

Policia gjeti pranë saj dy çanta të mëdha me 3300 dollarë brenda përpos pasurisë që ajo kishte në bankë.

Libreza e saj e kursimeve u verifikua nga policia dhe më pas u bë zbulimi surprizues.

Pasuria e saj i kaloi familjarëve të së ndjerës, që jetonin në qytetin Ain Al-Zahab në veri të vendit.

Baby Boo