Lushtaku: Unë jam me Faton Klinakun, deri në fund


“Mos ja merrni për të madhe, sepse gjendja e rëndë ka qenë në Kosovë, sidomos çfarë po ndodh atje. Edhe unë me tregu drejtë qaty në një mendje jam me Klinakun, në asnjë mënyrë nuk kisha pranuar me lëshu Kosovën”, thotë Sami Lushtaku.

Deklarata e Ushtruesit të Detyrës së Kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinakut se më parë do ta vriste kryeministrin Albin Kurti, se sa të ikte nga Kosova, ka shkaktuar reagime në vend.

Në reagime të shumta po kërkohet që të arrestohet dhe prokuroria të merret me të dhe deklaratat e tij.

Por, jo të gjithë janë kundër asaj cfarë deklaroi Klinaku mbrëmë.

Atë po e mbështet një bashkëluftëtarë.

Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku në një prononcim për Front Online tha se ka të njëjtin mendim me Klinakun.

“Mos ja merrni për të madhe, sepse gjendja e rëndë ka qenë në Kosovë, sidomos çfarë po ndodh atje. Edhe unë me tregu drejtë qaty në një mendje jam me Klinakun, në asnjë mënyrë nuk kisha pranuar me lëshu Kosovën”, u shpreh ai për Front Online.

Ai thotë se Klinaku ka dhënë vetëm një mendim.

“Secili ka të drejtën me dhënë mendimin, prandaj ky është vetëm një mendim, veprim nuk ka bërë ai djali, unë jam me Klinakun deri në fund, pavarësisht se çfarë ka thënë ai, unë me Klinakun jam”, deklaron ai.

Baby Boo