Lushtaku: Luftuam në mënyrë të drejtë dhe çlirimtare


Ish Komandanti i UÇK-së Sami Lushtaku ka falenderuar të gjithë ata që përkrahën dhe mbështetën ditëve të fundit kur ai u mor në pyetje nga Prokurorët e Gjykatës Speciale në Hagë të Kosovës, shkruan Pa Censurë

Lushtaku përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook është shprehur se lufta e UÇK-së ka qenë shumë e drejtë dhe e tillë do të mbetet gjithmonë.

“Dëshiroj nga zemra të falënderoj secilin nga Ju, për thirrjet, mesazhet, komentet e mbështetjen e madhe e të parezervë që më keni dhënë gjatë ditëve të fundit, lidhur me intervistimin tim në Hagë. Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë dhe çlirimtare, e tillë do mbetet edhe në të ardhmen” ka shkruar ish komandanti i UÇK-së Sami Lushtaku. /Pa Censurë/

Baby Boo