Lumezi kërkon të merren masa ndaj prokurorit Agron Uka për rastin e vra*sje së të riut në Deçan


Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i ka kërkuar kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriut, të marrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve ndaj prokurorit Agron Uka.
Zyra e kryeprokurorit të Shtetit ka bërë të ditur se ky vendim vjen pas veprimeve për caktimin e prokurorit të ri në rastin e vr*asjes së Agonis Tetajt nga Deçani.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, njofton opinionin se pas veprimeve për ricaktimin e prokurorit të ri në rastin e vr*asjes së Agonis Tetajt, si dhe kërkesës drejtuar trupit gjy*kues që të mos e shpallë shqyrtimin gjyqësor të përfunduar, por të marrë prova të tjera të nevojshme, të cilat do ta zbardhin tërësisht të vërtetën në këtë çështje pe*nale-juridike, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu, si autoritet kompetent që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve ndaj prokurorit, Agron Uka”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeprokurorit.

Ndryshe, kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi, sot ka reaguar pas publikimit të videos së vr*asjes së Agonis Tetajt nga Deçani dhe letrës publike të babait të tij, Isuf Tetaj, i cili ak*uzoi prokurorin e rastit, Agron Uka, pas ricilësimit të veprës pe*nale nga “Vd*ekje e rë*ndë” në “Vd*ekje nga pa*kujdesia”.
Lumezi ka deklaruar se ka marrë vendim që do ta caktojë një prokuror tjetër për këtë rast.

“Si Kryeprokuror i Shtetit jam i shqetësuar dhe njëkohësisht i gatshëm që drejtësia të shkojë në vend. Prandaj, për të parandaluar njëanshmërinë dhe për t’iu shmangur paragjy*kimeve për rastin e vr*asjes së Agonis Tetajt, sot kam marrë vendim që brenda kompetencave të mia ligjore të marrë lëndën nga prokurori i çështjes dhe ta ricaktoj atë te një prokuror tjetër”, thuhet në reagimin e kryeprokurorit të Shtetit.

“Gjithashtu, do të kërkojmë nga trupi gjy*kues që të mos e shpallë shqyrtimin gjyqësor të përfunduar, por të marrë prova të tjera të nevojshme, të cilat do ta zbardhin tërësisht të vërtetën në këtë çështje pen*ale-juridike, konform nenit 357, paragrafi 1 të KPPRK-së”, ka deklaruar Lumezi.
Ai ka thënë se pas vlerësimit të lëndës, ata që kanë bërë sjellje eventuale jo*profesionale, do të përgjigjen për veprimet e tyre.

“Po ashtu, pas vlerësimit të lëndës, të gjithë ata që kanë bërë sjellje eventuale jo*profesionale dhe në kun*dërshtim me ligjin do të përgjigjen për veprimet e tyre. Prandaj është e rëndësishme për të gjithë dhe për publikun e gjerë të kuptohet se Prokurori i Shtetit nuk bënë përjashtim për askënd, pa marrë parasysh se ku punon ose më kë bashkëpunon”, ka deklaruar Lumezi.

“Si Kryeprokuror i Shtetit, siguroj familjen dhe të gjithë qytetarët se do të angazhohem për drejtësi maksimale për këtë rast”, ka thënë ai.
Isuf Tetaj, të mërkurën ka publikuar aktak*uzën dhe videon e momentit të vr*asjes së të birit.
Ai ka kërkuar nga Kryeprokurori i Shtetit dhe ambasadorët e huaj në Kosovë, të vendosin drejtësi në rastin e vr*asjes së djalit të tij.
Krejt kjo ka ndodhur si pasojë e rikualifikimit të veprës pen*ale nga prokurori i rastit, Agron Uka, nga “Vd*ekje e rë*ndë” në “Vd*ekje nga pa*kujdesia”.

Baby Boo