Lul Raka i kundërpërgjigjet Kimete Berishës pas shkrimit “Me dalë me humb”


Mikrobiologu Lul Raka i ka reaguar publicistes Kimete Berisha pas një shkrimi të publikuar në rrjetin social “Facebook”, kundrejt një deklarate të tij.
Berisha, dje përmes këtij postimi ka reaguar pas deklaratave të Rakës që qytetarët nuk duhet të marrin antibiotikë për ta trajtuar virusin Covid-19 edhe nëse ua rekomandojnë mjekët.

Në kundërpërgjigje ndaj Berishës, Raka tha se antibiotikët nuk veprojnë në viruset dhe se Covid-19 nuk mund të mjekohet e as parandalohet me antibiotikë.
“Covid-19 është infeksion që shkaktohet nga virusi. Antibiotikët nuk veprojnë në viruse. Infeksionet nga viruset as nuk mjekohen, as nuk parandalohen me antibiotikë. Nuk besoj se e kanë harruar këtë mësim themelor mjekët anekënd Kosovës. Te pacientët me Covid-19 NUK REKOMANDOHET përdorimi i antibiotikëve (as azitromicinë, as ceftriakson, e asnjë antibiotik tjetër)”, thuhet në reagimin e mikrobiologut.

Reagimi i plotë:
KIMETJA NË BOTËN E ANTIBIOTIKËVE!
Shoku im, Halili nga Franca, më dërgoi mesazh duke më thënë se të fala më paska bërë gazetarja Kimete Berisha. Si nip Mitrovice (gjyshja ime është nga Suhodolli), thashë ndoshta kemi ndonjë lidhje familjare apo e njohim Halilin të dytë. Por jo, asnjëri nga këto dy opcione. Bashkëngjitur ishte shkrimi në facebook dhe fotoja e Kimetes me titullin “ME DALË ME HUMB”!

E lexova pjesën e parë të artikullit, i cili merrej me mua. Pjesa tjetër fliste diçka për Mitrovicën, e në fund merrej me VV. Fillimi dukej kështu:
ME DALË ME HUMB!
1. Lul Raka thotë: Mos merrni antibiotik kundër COVID-it, edhe nëse ua rekomandojnë doktorët.
Pra, pacientët u dashka t’i sfidojnë mjekët…

E mjekët (kur ua përmend doktorin në fjalë) thonë:
Ani bëni pra qysh po ju thotë Luli që del reklamohet në televizion.
E Ti pyet: pse mjekët nuk tubohen të merren vesh mes vete “a duhet antibiotik a jo”!
Pyet çka të duash e sa të duash, anarki në të gjitha anët, askush s’të përgjigjet.

E nderuar,
Për ta ndrequr këtë anarki, po duhet të përgjigjem, edhe pse antibiotikët dhe rezistenca janë pjesë e sporteve jo fort të lehta edhe për dikë që është në këtë zanat qe 27 vjet.

Postimin e plotë të Lul Rakës e shihni më poshtë:

Ky është postimi i Kimete Berishës:

Baby Boo