Luksi i shfrenuar, reagon Xhisiela Maloku: “Jeni ziliqarë dhe të dështuar, nuk ju ndihmoj dot” (FOTO)


Dikur ajo ishte për t’u mëshiruar dhe preku shumë zemra me jetën e saj të vështirë, por sidomos për shkak të dhunimin dhe shfrytëzimin nga Rexhep Rraja, djali i deputetit të Fushë-Krujës, Rrahman Rraja. Por sot është vetë Xhisiela Maloku, ajo e cila shprehet se nuk na ndihmon dot ne, se jemi të dështuar dhe ziliqarë.

Vajza e varfër nga fshati Zezë i zonës së Krujës ka reaguar pas artikullit të botuar nga Prapaskena me titull: “Fotot / Xhisiela Maloku nga ‘dhi e zgjebosur’ në ‘Kim Kardashian’. Cili trafikant i mbulon luksin? Vetë e papunë“.
Edhe pse reagimi ka përmbajtje banale dhe është shkruar me një gjuhë shqipe të sakatuar, tregues i nivelit të ‘lartë’ intelektual, ne vendosëm ta publikojmë, duke i dhënë hapsirë edhe palës që ishte objekt i shkrimit si fenomen social në Shqipëri.

Në vitin 2018, Xhisiela Maloku u shfaq në media me një pamje për t’u mëshiruar, e dërmuarr dhe me reflektim vuajtjesh të thella. Sot Xhisiela ekspozon një luks të frikshëm që duhet të jetë objek verifikimi nga organet hetimore. Udhëtime, festa të çmendura, makina lulsoze, veshje të shtrenjta, çanta dhe ora lulsoze etj. Ndryshe nga mijëra vajza që punojnë në kompani private, biznese familjare, administratë etj., duke siguruar të ardhura për vete dhe familjet e tyre, Xhisiela nuk figuron si punonjëse në asnjë vend.

Cili është burimi i luksit të saj? Kush ia mbulon shpenzimet dhe çfarë mesazhi përciellë ajo me ekspozimin e jetesës së shtrenjtë?
Ja pse Xhisiela dhe shoqet e saj duhet të jenë objekt hetimin nga prokuroria, për të zbuluar se kush fshihet pas, cili është burimi i parave, si i justifikojnë etj.

Baby Boo