Luksemburgu me numrin më të madh të automjeteve për kokë banori në BE

Shteti i Luksemburgut ka numrin më të madh të automjeteve për kokë banori në mesin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE).

Baby Boo

Kështu bëhet e ditur në raportin e Eurostat mbi numrin e automjeteve në 28 vendet anëtare të BE-së.

Sipas raportit, përcjell Telegrafi, numri më i madh i automjeteve në mesin e vendeve të BE-së ndodhet në Gjermani dhe ndjekësi më i madh i Gjermanisë, ku ka gjithsej 45.83 milionë automjete është Italia me 37.87 milionë. Pas tyre vijnë Franca me 32.76 milionë automjete, Britania e Madhe me 30.85 milionë automjete, Spanja me 22.87 milionë automjete dhe Polonia me 21.67 milionë automjete.

Ndërkaq numri më i vogël i automjeteve gjatë kësaj periudhe ishte në Malta me 282 mijë, në Qipron greke me 508 mijë e 284 dhe Letoni me 664 mijë.

Ndërkaq në bazë të popullsisë, numri më i madh i automjeteve për kokë banori në mesin e vendeve të BE-së është në Luksemburg, ku në një mijë persona ka 622 automjete dhe ndiqet nga Italia, Malta, Finlanda dhe Qiproja greke.

Ndërsa, numri më i vogël i automjeteve në bazë të popullsisë është në Hungari, ku në një mijë persona në Hungari ka 388 automjete dhe pas Hungarisë vijojnë Letonia, Kroacia dhe Sllovakia.

Restorant Lumare