Luizi do t’a ketë dhuratën e tij për Kiarën, shokët jashtë po ia përgatisin…


Banorët nuk e lanë Luizin të përdorte buxhetin e tij për një dhuratë për Kiarën. Miqtë jashtë po i përgatisin Luizit një super surprizë për ti befasuar. Meridian Ramçaj, ish-banor i BBV dhe shok i Luizit u shpreh se ka kërkesa edhe për helikopter për në Big Brother Vip.

Ai theksoi se janë mbledhur njerëz që janë gati të fluturojnë, mbi 10 parashutistë dhe janë gati për helikopter. Ramçaj: Kam kërkesa edhe për helikopter, por nuk është dhënë akoma leja nga Top-Channel për të fluturuar.
Janë mbledhur njerëz që janë gati të fluturojnë, mbi 10 parashutistë dhe janë gati për helikopter. Kam edhe mesazhet. Kaq njerëz që mblodhi Luizi nuk ka mbledhur as Basha.
Ai u shpreh se njerëzit e duan Luizin për njeriun e vërtetë, sepse qeshin me të.

Baby Boo