Luis Enrique jep lajmin e hidhur: U prefsh në paqe vajza ime


Trajneri i mirënjohur në Spanjë Luis Enrique ka dhënë një lajm të hidhur mbrëmjen e sotme. Vajza e tij 9- vjeçare, Xana ka ndërruar jetë pas një beteje 5- mujore ndaj një tumori në kockë. 

“Do na mungosh shumë, por do të kujtojmë çdo ditë të jetës sonë, me shpresën që do takohemi sërish në të ardhmen. Do jesh ylli që do drejtosh familjen tonë.”- thotë Enrique në dedikimin e tij prekës. 

Ka qenë vetë Enrique i cili ka dhënë lajmin nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare të tij në tëitter. Kjo ishte dhe arsyeja se pse Luis Enrique la në vitin 2018 Spanjën, disa javë para Botërorit Rusi 2018. Pas këtij vendimi Luis Enrique la përfundimisht futbollin dhe arsyeja mbeti mister. 

49- vjeçari është një figurë e famshme e futbollit në Spanjë. Ai ka luajtur 157 ndeshje me Real Madridin, 207 ndeshje si futbollist profesionist me Barcelonën dhe 62 ndeshje me Spanjën. Më pas si trajner ai fitoi tripletën me Barcelonën ndërsa Kombëtaren e Spanjës e drejtoi vetëm për më pak se 1 vit. 

Nga qershori i 2018 Luis Enrique nuk ka trajnuar më asnjë ekip por nuk dihet më nëse pas kësaj humbje të madhe në familje ai do t’i futet me fushës së gjelbër. Spanjolli ka dhe dy fëmijë të tjerë, vajzën Sira Martinez dhe djalin Pacho Martinez por Xana ishte vajza e tij e vogël.

Baby Boo