Luf*tëtari katolik i UÇK’së: Nuk mund të më kapnin, se isha në mal duke luf*tuar krah myslimanëve


Ish-ushtari i UÇK-së, që i takon besim katolik, Pren Marashi ka reaguar pas publikimit të aktakuzës së Prokurorit Special për Hashim Thaçin, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqit.
Marashi pjesëmarrës i luf*tës së fundit, e ka quajtur akta*kuzën tipike serbe ku ish-eprorët e UÇK-së akuzohen se kanë vr*arë katolikë.

“Një pikë në akt*akuzë pretendon se ,Hashim Thaqi, Kadri Vesli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi vr*anë katolikë, tipikisht një aktakuzë serbe, “ndoshta në një kohë kur po diskutohej se kush duhej parandaluar sepse po pengon rrugën e lirisë, mbase emri im ishte në diskutim për eliminim “, por ata nuk kanë mund të më kapnin sepse isha në pyll duke lu*ftuar për “katolikët së bashku me myslimanët”! Ptu, jaupatapa…me gjykatë ,me Evropë e me shkini”, ka thënë Marashi.

Pren Marashi, anëtar i Këshillit Drejtues të OVL-UÇK’së tha se Serbia gjithmonë ka bërë propagandë për të ndarë shqiptarët në fe.
“Sa i përket propagandës, asaj të Serbisë e cila është e njohur tani e 100 vite ka bërë propagandë e tendenca për ndarje fetare, në UÇK kjo absolutisht nuk ka qenë asnjëherë prezent, sepse e dëshmon edhe fakti që një numër i madh ka qenë i eprorëve ushtarak të konfesionit katolik, sepse nuk mund të themi që katolik, sepse janë shqiptar, çështja e besimit është çështje personale, ndjenja kombëtare është një dhe unike dhe shqiptarët janë shembull në botë”, tha ai.

Baby Boo