Luf*të plu*mbash në Prishtinë, tmerrohen qytetarët, ja të implikuarit


Prishtina është tronditur dy ditë rresht nga të shtënat me ar*më zjarri. Dje janë shkrepur 18 plu*mba në rrugën “Nazim Gafurri”, e cila të çon në Gërmi. Mediet kosovare mësojnë se shënjestër e të dyshuarve ishte Ruzhdi Ramadani, i cili sipas dëshmitarit nga vendi i ngjarjes në momentin kur kishte dalë nga lokali në të cilin ka prerë flokët është gjuajtur me ar*më zjarri. Por, ‘Sinjali’ mëson se veturën e tipit “BMW X5” po e drejtonte Fatmir Muji, brenda së cilës ndodhej Imer Ahmeti dhe një person tjetër.

Burimet e ‘Sinjalit’ thonë se pasi policia e ka telefonuar, Muji është paraqitur në stacionin policor, vetura e marrë me qera e tipit “BMW X5” është konfiskuar. Ndërsa policia u ka shkuar në shtëpi edhe dy të dyshuarve tjerë por të njejtit nuk kanë qenë prezent.

Sidoqoftë, dje banorët e kryeqytetit janë tmerruar kur nga dy vetura, njëra e e tipit “Peguo” dhe tjetra e tipit “BMW X5” janë shkrepur plu*mba nga ar*ma e zjarrit në Prishtinë. Ky rast nga Policia e Kosovës është konsideruar si “tentim vr*asje”.

Egjithë ngjarja ka ndodhur në mesditë, ku dyshimi fillestar është se Ruzhdi Ramadani ishte tentuar të vr*itet nga një person. Sipas dëshmitarit, Ali Preniqi, që ishte duke ia prerë flokët klientit me emrin Ruzhdi Ramadani, një person kishte ardhur dhe e kishte gjuajtur me ar*më zjarri.

Ramadani nga vetura e tij si dhe grupi tjetër nga vetura ‘X5’, kanë shtënë me ar*më zjarri 18 herë. Policia e Kosovës, ndonëse nuk i ka konfirmuar këto detaje, ka gjetur 18 gëzhoja në vendin e ngjarjes.

Ndryshe, të shtëna ar*mësh pati edhe të hënën në lagjen “Tophane” në Prishtinë, aty mbet i pla*gosur një person.

Baby Boo