Pas tërheqjes së Vesel Mermedit nga posti i deputetit, shumica parlamentare rrezikon që të humbë shumicën në disa komisione dhe organe të tjera të Kuvendit. BDI-ja, në komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve këmbënguli që vendet e zbrazëta të zëvendësohen me deputetë të saj.
Aleanca për Shqiptarët, deputeti Syrija Rashidi, tha se Vesel Memedi pozicionet në Kuvend i ka marrë si deputet i ASH-së dhe se tani ato i takojnë Arta Toçit.
Situata është e qartë si kristali për arsye se Vesel Memeti ka qenë deputet i Aleancës për Shqiptarët. JO vetëm që ka qenë deputet i ASH-së por është zgjedhur edhe me votat e ASH-së. Se sa peshonte vet u pa në ciklet zgjedhore të tjera. Vesel Memeti edhe pozitën e zëvendëskryetarit të Kuvendit e ka marrë m propozim të ASH-së-deklaroi Syrja Rashidi, ASH.
Deputeti i Lëvizjes BESA Fadil Zendeli akuzoi ndërkohë se Vesel Memedi ka qenë lojtar i BDI-së.
Kjo çështje nuk u mbyll në këtë seancë. Deputeti i BDI-së Ejup Alimi kërkoi që në ditët në vijim të ulet me përfaqësuesit e ASH-së dhe të diskutojnë për gjetjen e zgjidhjes.