“LUFTË” NË DURRËS, GRABITËSIT E POSTËS QËLLOJNË ME ARMË POLICINË, PLAGOSET EFEKTIVI (EMRI)


Zbardhen detaje të reja nga grabitja e postës në lagjen numër 8 në Durrës. Nga ngjarja që ndodhi dy ditë më parë në qytetin bregdetar mbeti i plagosur një polic. Mësohet se efektivi Juljan Kastrati, i cili u ishte vënë në ndjekje autorëve ndodhet në spital pasi ka marrë dëmtime në këmbë.

Autorët u larguan menjëherë me makinë tip Benz, e cila rezulton e vjedhur në Lushnje pasi pikasën policinë.

Ndërsa policia i ndoqi ata nga pas. Sakaq, autorët teksa u munduan të iknin pa lënë gjurmë u përplasën me një bordurë. Mësohet se në këtë moment ata hapën zjarr drejt policisë. Si pasojë mori dëmtime në këmbë njëri nga efektivët, i cili po i ndiqte me motor.

Baby Boo