Luftë Azerbajxhan-Armeni/ Azerbajxhani fillon kundërsulmin në vijën e frontit


Ushtria e Azerbajxhanit filloi kundërsulmin pasi forcat e Armenisë hapën zjarr ndaj forcave të Azerbajxhanit.

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit deklaroi se komanda e ushtrisë së Azerbajxhanit për të ofruar sigurinë e popullatës civile ka vendosur të fillojë kundërsulmin përgjatë gjithë vijës së frontit.

“Njësitë tokësore, njësitë e tankeve, njësitë e raketave dhe artilerisë, me mbështetjen e mjeteve ajrore pa pilot përcaktuan dhe shkatërruan një numër të madh të ushtarëve, komplekseve dhe mejteve ushtarake të Armenisë të cilët ndodheshin në front dhe në thellësi të mbrojtjes”, thuhet në deklaratën e ministrisë në të cilën vihet në dukje që në drejtime të ndryshme të vijës së frontit janë shkatërruar edhe 12 sisteme të raketave kundërajrore OSA të Armenisë.

Baby Boo