Lufta speciale e Serbisë kundër Haradinajt


I ashtuquajturi kryetar i Këshillit të kuvendit serb për Kosovë Millovan Drecun ka deklaruar se “ekzistojnë prova të reja kundër kryeministrit të gjertanishëm Ramush Haradinaj të cilat do t’i publikojë gjatë javës së ardhshme”.

“Haradinaj tashmë është proceduar në Hagë për disa ngjarje për të cilat është liruar dhe nuk mund të procedohet dy herë për të njëjtat. Mirëpo, janë paraqitur edhe ngjarjet e reja ku “mund të vërtetohet” përgjegjësia e tij konkrete sipas përgjegjësisë komanduese”, ka thënë Drecun për televizionin serb RTS.

Ai ka shtuar se Haradinaj ka qenë komandant i Zonës Operative të Dukagjinit “ku janë identifikuar 980 krime”, të cilat, sipas tij, “i përshkruan” dokumenti origjinal i Shtabit Komandues i Zonës Operative të Dukagjinit.

Ai pretendon se ky është raport “mbi njerëzit të cilët janë vrarë”, e bëhet fjalë për shqiptarët të cilët kanë qenë pjesëtarë të policisë serbe.

Drecun ka theksuar se Beogradi “posedon” ditarin e luftës të Haradinajt dhe se Serbia i ka dorëzuar Prokurorisë së Gjykatës Speciale këtë dokumentacion për t’iu mundësuar ngritjen e aktakuzës kundër tij.

Baby Boo