Lufta Rusi-Ukrainë, minutë pas minute


Përditësim minutë pas minute

16:58 | Rusia njofton zgjerimin e ofensivës në orët në vazhdim

Njësitë ruse janë “urdhëruar të zgjerojnë më tej ofensivën në Ukrainë”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes të shtunën pasdite.

“Sot, të gjitha njësitë u urdhëruan të zgjerojnë ofensivën në të gjitha drejtimet, në përputhje me planin sulmues”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

15:34 | Turqia i kërkon Rusisë të ndalë operacionin ushtarak në Ukrainë

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu i bëri thirrje homologut të tij rus Sergei Lavrov në një telefonatë të shtunën, për t’i dhënë fund operacionit ushtarak në Ukrainë, ka njoftuar një burim diplomatik turk. Turqia e ka dënuar vazhdimisht pushtimin e Ukrainës si “të papranueshëm”.

Cavusoglu i tha Lavrovit se nga një përshkallëzim i ri i tensioneve ushtarake nuk do të përfitonte askush.

14:46 | Raketa ruse godet pallatin shumëkatësh në Kiev

Një raketë ruse goditi një ndërtesë shumëkatëshe në Lobanovsky Avenue në Kiev. Kjo ishte një shkelje e ligjeve të luftës, tha prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova.

“Detyra numër një është regjistrimi i çdo krimi të agresorit. Prokurorët po punojnë në Kiev në vendin ku raketa goditi një ndërtesë të lartë banimi.

“Gjatë dy ditëve të fundit, të paktën 36 objekte civile janë dëmtuar. Nuk ka asgjë të shenjtë për armikun – u sulmuan një jetimore, një kopsht fëmijësh, një spital fëmijësh dhe një qendër dhënie gjaku në Kharkiv,” shtoi ajo.

Ajo theksoi se sulmet e vazhdueshme ndaj infrastrukturës ushtarake vazhdojnë. “Ushtarët dhe civilët po vriten dhe plagosen. Në të njëjtën kohë, propaganda ruse gënjen paturpësisht dhe justifikon veprimet e ushtrisë së saj vrasëse,” shtoi Venediktov.

14:17 | Kremlini akuzon Ukrainën për shkelje të armëpushimit

Kremlini e ka akuzuar Ukrainën se ka shpërfillur një armëpushim duke refuzuar të ulet në tryezën e bisedimeve. Zëdhënësi qeveritar rus, Dmitri Peskov, tha: “Dje, presidenti rus ndaloi avancimin e pjesës më të madhe të trupave në pritje të negociatave,” tha Peskov. “Meqenëse ukrainasit refuzuan negociatat, trupat ruse vazhduan avancimin e tyre sot.”

14:10 | Takimi i paqes në Bruksel kërkon fundin e luftës në Ukrainë

Një miting paqeje u mbajt të shtunën në udhëkryqin e Evropës përballë stacionit qendror urban të Brukselit për të bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.

Demonstruesit nuk duan të furnizohen më armë dhe tregojnë solidaritetin e tyre me viktimat e konfliktit.

Në parullat e ndryshme të protestës lexohet “Terrorist Putin”, “Ti je fashist, je Putin”, “Historia nuk na ka mësuar asgjë” ose “Jo bomba, por paqe”. Të pranishmit mbanin flamuj paqeje si dhe flamuj komunistë. Mesazhi i tyre është i qartë: ndaloni luftën për të mirën e popullit ukrainas dhe atij rus.

13:06 | Estonia mbyll hapësirën ajrore për linjat ajrore ruse

Estonia ka vendosur të ndalojë linjat ajrore ruse të përdorin hapësirën e saj ajrore kombëtare. Kështu ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë estoneze.

13:04 | Kievi forcon shtetrrethimin: “Pas orës 17:00 të gjithë do të konsiderohen armiq” Kryebashkiaku i Kievit njoftoi të shtunën një shtrëngim të shtetrrethimit. Ai paralajmëroi se kushdo që del jashtë shtëpisë mes orës 5 pasdite dhe 8 të mëngjesit do të konsiderohet armik. “Çdo civil jashtë gjatë orës policore do të konsiderohet si pjesëtar i forcave të sabotimit ose zbulimit të armikut”, tha Vitali Klitchko.

12:28 | Civilë të armatosur patrullojnë qendrën e Kievit

Në një raport të The New York Times, një nga qytetarët ukrainas thotë: “Unë jam një qytetar i zakonshëm, nuk kam asnjë lidhje me luftën. Nuk do të doja të merrja pjesë në këtë që po ndodh, por nuk kam asnjë mundësi, kjo është shtëpia ime.” 12:59 | Ushtria ukrainase u kërkon civilëve të ndalojnë rusët “me çdo mjet të mundshëm”

Ushtria ukrainase i ka bërë thirrje popullatës që të ndalojë avancimin rus me çdo mjet të mundshëm. “Prisni pemë, ndërtoni barrikada, digjni goma. Përdorni çfarëdo që keni në dispozicion!”, thuhet në apel.

Qytetarët këshillohen të bëjnë edhe kokteje molotov. “Okupatorët duhet të kuptojnë se nuk janë të mirëseardhur këtu dhe se do të përballen me kundërshtime në çdo rrugë. Le të kenë frikë të futen në qytetet tona. Së bashku deri në fitore! Pushtuesit do të shkatërrohen.”

08:00 | Sulmet me raketa ruse, në qytete të ndryshme

Ushtria ruse po bombardon me raketa disa qytete të Ukrainës njëkohësisht. Nga Deti i Zi, Sumi, rreth 50 kilometra nga kufiri rus, qytete si Poltava dhe Mariupol janë nën zjarr. Luftime të ashpra ka edhe në rajonin jugor.

07:47 | Të shtëna me armë pranë ndërtesave qeveritare në Kiev Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan pak minuta më parë pranë ndërtesave qeveritare në qendër të Kievit, tha një dëshmitar okular për Reuters. Në të njëjtën zonë po vijojnë edhe granatimet.

Fotot tregojnë zjarrin dhe pamjet video që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë të shtëna.

Të shtëna me armë zjarri, shpërthime dhe përleshje po vazhdojnë edhe në pjesë të tjera të qytetit prej disa orësh.

Trupat ruse u përpoqën të merrnin kryeqytetin ukrainas Kiev edhe natën nga e premtja në të shtunën – siç njoftoi Presidenti Zelensky.

Kryeqyteti është nën sulm nga anë të ndryshme, megjithëse fokusi duket të jetë në një operacion ajror pranë një aeroporti në jug të Kievit.

Qyteti jugor i Melitopolit tashmë është marrë, sipas rusëve, megjithëse ukrainasit e mohojnë këtë. 06:54 | Nis beteja për Kievin

Ministria e Brendshme e Ukrainës paralajmëroi qytetarët para pak çastesh se në rrugët e Kievit po zhvillohen “përleshje”. “Luftë aktive në rrugët e qytetit tonë. Ju lutemi ruani qetësinë dhe jini sa më të kujdesshëm! Nëse jeni në bunkerë, ju lutemi mos dilni që aty. Kur jeni në shtëpi, mos iu afroni dritareve dhe as ballkonëve. Fshihuni brenda, për shembull në banjë, dhe mbulohuni me diçka për t’u mbrojtur nga goditjet e plumbave. Nëse dëgjoni sirena, shkoni në bunkerin më të afërt!”

06:18 | Televizioni ukrainas transmeton udhëzime për të bërë koktej molotov

Ndërsa liderët ukrainas u bëjnë thirrje bashkatdhetarëve të tyre që t’i rezistojnë forcave ruse, një stacion televiziv ukrainas transmetoi udhëzime për prodhimin e koktejve molotov.

Pamjet tregojnë një person duke bërë një mjet shpërthyes të improvizuar duke derdhur një lëng me ngjyrë në një shishe qelqi. Më tej shishja mbyllej me një siguresë.

Më herët gjatë ditës, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës u kishte bërë thirrje civilëve përmes Twitter-it të bënin kokteje molotov dhe të largonin forcat pushtuese.

05:54 | SHBA i ofron Zelenskit largimin nga Ukraina

Qeveria amerikane i ka ofruar presidentit ukrainas Zelensky që të ndihmojë në evakuimin nëse është e nevojshme, raportoi Washington Post, duke cituar burime amerikane dhe ukrainase.

“Qeveria amerikane është e gatshme të ndihmojë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të largohet nga Kievi nëse është e nevojshme, por ai ende ka refuzuar të largohet”, tha gazeta. “Lufta është këtu”, ka deklaruar Zelensky.

05:46 | Një sulm ajror është paralajmëruar në Lviv dhe Rivne

Një alarm ajror u shpall në Lviv dhe Rivne të shtunën në mëngjes, raporton TSN.

“Alarm ajror: Lviv, Rivne,” tha TSN Telegram Channel në një deklaratë të shtunën në mëngjes.

03:44 | Zelensky pranon propozimin e Putinit, gati për bisedime paqeje

Presidenti ukrainas Vladimir Zelensky ka pranuar propozimin e presidentit rus Vladimir Putin dhe është i gatshëm të negociojë paqen dhe armëpushimin, tha të shtunën sekretari i shtypit i Zelensky, Sergey Nikiforov.

“Më duhet të hedh poshtë akuzat se ne kemi refuzuar të kemi bisedime. Ukraina ka qenë dhe është gjithmonë e gatshme të negociojë paqen dhe armëpushimin. Është qëndrimi ynë i përhershëm. Ne kemi pranuar propozimin e presidentit rus”, shkroi ai në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas Nikoforov, konsultimet janë duke u zhvilluar për vendin dhe kohën e negociatave. Sa më shpejt të fillojnë bisedimet, aq më shumë shanse do të ketë për të rikthyer jetën normale, vuri në dukje ai.

00:30 |Hungaria do të presë bisedimet e paqes

Hungaria u ofrua të organizojë një takim paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës. Qeveritë në Moskë dhe Kiev morën një ftesë për ta bërë këtë. Oferta është duke u shqyrtuar nga të dyja palët, njoftoi qeveria në Budapest.

Rusia fillimisht kishte propozuar Minskun, kryeqytetin e Bjellorusisë aleate. Ukraina preferoi negociatat në kryeqytetin polak Varshavë.

Rusët më pas thanë se Kievi kishte vendosur të refuzonte ofertën ruse për konsultime të shtunën në Minsk. Një zëdhënës i presidentit ukrainas Zelensky konfirmoi më vonë se të dy vendet po diskutojnë një vend dhe kohë tjetër për bisedime dhe ky vend pritet të jetë Hungaria, shteti më i kritikuar Evropian nga BE.

E shtunë, 26 shkurt 2021 |00:10 | Moska vë veton ndaj rezolutës së OKB-së, Kina abstenon

Moska, siç pritej, vuri veton ndaj një projekt-rezolute që dënon pushtimin rus të Ukrainës dhe kërkon tërheqjen e trupave ruse. Rezoluta u hodh për votim në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Rezoluta u hartua nga SHBA dhe Shqipëria. Ishte e qartë që në fillim se rezoluta ishte e destinuar të dështonte, pasi Rusia ka të drejtën e vetos si një nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit.

Njëmbëdhjetë nga pesëmbëdhjetë anëtarët e Këshillit votuan pro tekstit, ndërsa tre vende abstenuan (Kina, India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe). Drafti ishte zbutur shumë në orët para votimit për të shmangur votën kundër nga tre vendet që tani kanë abstenuar.

E premte 25 shkurt 2021 | 23:26 | Rrëzohet një avion rus

Një avion rus SU-25 u rrëzua pranë Kalinovka (rajoni Vinnytsia) të premten mbrëma, tha kreu i administratës shtetërore rajonale Sergei Borzov, raporton noa.al duke cituar agjencinë ukrainase të lajmeve, Interfax-Ukraine.

“Pranë Kalinovkës, pilotët tanë ushtarakë rrëzuan një avion SU-25 rus. Lavdi Forcave të Armatosura!”, shkroi ai në faqen e tij në Facebook të premten mbrëma.

23:24 | Kievi: Ukraina dhe Rusia janë duke u konsultuar për vendin dhe kohën e bisedimeve

Ukraina dhe Rusia janë duke zhvilluar konsultime për vendin dhe kohën e bisedimeve, tha sekretari për shtyp i presidentit të Ukrainës, Serhiy Nikiforov, citon noa.al, agjencinë ukrainase të lajmeve Interfax.

“Urime kolegë! Më duhet të hedh poshtë deklaratat se ne kemi refuzuar të negociojmë. Ukraina ka qenë dhe mbetet e gatshme të flasë për një armëpushim dhe paqe. Ky është qëndrimi ynë i pandryshueshëm. Ne ramë dakord me propozimin e Presidentit të Federatës Ruse. dhe presim të caktohet koha e procesit të negociatave”, ka shkruar ai në faqen e tij në Facebook të premten mbrëma.

Ai theksoi se “sa më shpejt të fillojnë negociatat, aq më të mira janë shanset për rifillimin e jetës normale”.

23:18 | Lukashenko zotohet të sigurojë të gjitha kushtet për bisedimet ruso-ukrainase

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko e ka siguruar udhëheqësin rus Vladimir Putin se Minsku është i gatshëm të krijojë të gjitha kushtet për negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës, u tha gazetarëve të premten zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Presidenti rus Vladimir Putin foli në telefon me presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, i cili nga ana e tij siguroi se do të ishte i gatshëm të krijojë të gjitha kushtet e nevojshme për ardhjen e delegacioneve, për sigurinë e tyre, si dhe për mbajtjen e këtyre negociatave ”, tha Peskov.

Peskov tha më herët se, në përgjigje të deklaratës së presidentit ukrainas Vladimir Zelensky se ai ishte i gatshëm të negocionte statusin e jo-angazhimit të Ukrainës, Putin shpalli se ishte gati të dërgonte një delegacion rus në nivel të përfaqësuesve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Jashtme, si dhe të administratës presidenciale në Minsk për bisedime me delegacionin ukrainas.

23:07 | “Mijëra e mijëra rusë do të vdesin në Ukrainë”, thotë ministri i Mbrojtjes i Ukrainës

Po aq ushtarë rusë do të vdesin në Ukrainë sa në dy luftërat çeçene, paralajmëroi të premten ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov.

“Mijëra. Mijëra,” tha Reznikov, duke u bërë thirrje rusëve të dalin në rrugë dhe të kërkojnë përfundimin e luftës.

“Ruani njerëzit tuaj të dashur nëse janë vërtet të dashur për ju. Mos i dërgoni në vdekje të sigurt! Ata do të vriten nga çdo dritare në çdo qytet ukrainas,” shtoi ai.

23:06 | Trupat ruse u ndalën pranë qytetit verilindor të Konotop, thotë ushtria ukrainase

Trupat ruse janë ndalur pranë qytetit verilindor të Konotop, pasi pësuan viktima të shumta në luftime. Kështu thanë forcat tokësore të Ukrainës. Rusët kanë probleme me karburantin dhe furnizimet”, thuhet në deklaratë. Ata shtuan se ushtarët rusë dyshohet se plaçkitën dyqanet lokale.

23:04 | Imazhet satelitore tregojnë një grumbullim të ri trupash ruse në Bjellorusinë jugore

Pamjet satelitore të marra të premten nga kompania amerikane Maxar Technologies tregojnë se shumë trupa po mblidhen sërish në jug të Bjellorusisë.

Baby Boo