Lufta në Siri, Izraeli: E jashtëzakonshme, shpëtuam jetët e 800 misionarëve

Izraeli evakuoi rreth 800 vullnetarë të “Helmetave të bardha” dhe familjet e tyre nga Siria dhe i dërgoi në Jordani gjatë natës së të shtunës, në një autokolonë të shoqëruar nga policia izraelite dhe automjetet e Kombeve të Bashkuara.

Baby Boo

Forca Mbrojtëse e Izraelit që i identifikoi punonjësit e shpëtimit si civilë, shkroi në twitter: “Civilët u evakuuan nga zona e luftës në Sirinë Jugore për shkak të kërcënimit të drejtpërdrejtë ndaj jetës së tyre. Transferimi i sirianëve të zhvendosur nëpër Izrael, është një gjest i jashtëzakonshëm humanitar”.

Sipas kësaj force, evakuimi u krye pas “kërkesave të Shteteve të Bashkuara dhe disa vendeve evropiane”.

Izraeli tha se të evakuuarit u dërguan “në një vend fqinj”, por nuk e përmendi Jordaninë.

Agjencia shtetërore jordaneze e lajmeve, Petra, shkroi se sirianët janë në një zonë të mbyllur në Jordani. Sipas saj, Britania e Madhe, Gjermania dhe Kanadaja janë pajtuar që t’i risistemojnë ata brenda tre muajsh.

Ushtria siriane e mbështetur nga sulmet ajrore ruse, është futur në provincën Quneitra, pas një ofensive të muajit të kaluar që i shtyu kryengritësit në provincën Deraa. Ofensiva i mundësoi qeverisë siriane vendosjen e kontrollit në një rajon strategjik në kufirin me Jordaninë dhe Izraelin.

Restorant Lumare