“Lufta me domate”/ Mijëra spanjollë marrin pjesë në festën tradicionale


Në qytetin Bunyol të Spanjës, është zhvilluar “lufta” tradicionale e domates. Mijëra njerëz morën pjesë në këtë festë tradicionale duke i hedhur njëri-tjetrit domate.

Organizatorët e festimit thanë se u hodhën 145 ton domate mbi të pranishmit, duke e shndërruar qytetin në një det me ngjyrë rozë dhe të kuqe.

Disa mbanin syze mbrojtëse dhe disa ndërtesa ishin të veshura me pëlhurë për të mbrojtur muret e tyre.

Festa e domates thuhet se ka filluar në vitin 1945 nga një mosmarrëveshje midis fshatarëve

Baby Boo