Lufta kundër korrupsionit kërkon vullnet politik


Korrupsioni është element sensitiv që prek shoqëritë e të gjitha vendeve në botë, por dallimi është tek vullneti i aktorëve politikë për ta trajtuar këtë fenomen. Në pikëpamje institucionale këto çështje duhet të trajtohen pa anshmëri, pa emocione politike apo bindje të tjera, ky ishte mesazhi që përçuan të ftuarit në emisionin e mbrëmshëm Klan Debat duke diskutuar për luftën kundër korrupsionit.

Partit politike shqiptare mirëpresin ardhjen e ekipt të sanksioneve nga SHBA në vend edhe pse janë të qëndrimit që është dashur të vijnë më herët. Megjithatë, shprehen të zhgënjera nga institucionet e vendit se pse nuk është ndërmarrë asgjë në këtë drejtim kohë më pare. Besa Kadriu nga Lëvizja Besa shprehet e zhgënjyer nga institucionet e vendit për të cilat thotë se është zbehur imazhi i tyre.

”Ne si qytetarë shpeshher jemi zhgënjer edhe nga tendencat tjera paraprake të cilat në pikpamjet institucionale nuk kanë munguar por ka dështuar. Është zbehur imazhi nga pritshmëritë që kanë qenë në këto institucione” – tha Besa Kadriu nga Lëvizja BESA. Sipas Vjollcë Berishës nga ASH tani më ka ardhur momenti që të bëhet kthesa dhe të kërkohet mosndëshkimi i korrupsionit.

”Apsolitisht po, shumë mire që kanë ardhur shumë e mirëpritur shumë mire që tjerët hapin çështje që me kohë është dashur të hapen. Korupsioni është problem në vete por më problematic është mosndëshkimi i tij. Ne duhet ta përqendrojm debatin si ta ndëshkojmë korrupsionin. A jemi von shumë jemi vonë ne i kemi pare të gjitha dhe kemi heshtur.” – tha Vjollca Berisha nga ASH-ja.

Deputetja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli vlerson se procesi i vetingut është i domosdosshëm për vendin. Sipas saj, duhet njëherë e mirë të pastrohen institucionet dhe se BDI është për një veting të plotë por i njejti sipas saj, po pengohet nga partitë maqedonase.

”Edhe ligji i vetingut i cili e ka kaluar filtrin e pare nga përbërja e kaluar , për të cilin ne jemi në gjendje prap ta parashtrojmë porn a duhet përkrahje edhe nga partitë maqedone” – tha Arta Bilalli nga BDI. Bashkëbisedueset vlersojnë se politika duhet të heq dorë nga drejtësia dhe institucionet të lihen të qetë për të bërë punën e tyre. Sipas tyre luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, duhet bërë në fillim për të mirën tonë e pastaj për të mirën e Bashkimit Evropian. /KlanMacedonia/

Baby Boo