Luboteni në përvjetorin e masakrës!


Medai Shaholli

Sot më 12 gusht ,mbushen 17 vjet nga masakra e fshatit Luboten të Shkupit.17 vjet më parë forcat speciale sllavo-maqedonase në pamundësi të përleshen me ushtarët e lirisë së UÇK-së, janë hakmarrë me popullatën civile, duke masakruar 10 nga banorët e fshatit.
Branitellët e VMRO-së, në krye me banditët Johan Tarçullovski e Lube Boshkovski (sot bato Lube, aleat i Ali Ahmetit si mbështetës e pjesmarrës në fushata elektorale siç ishin ato për kryetar komune vitin e kaluar), atë ditë kanë kryer krime lufte dhe kundër njerzimit, por që fatkeqësisht përgjegjësit kryesor ia hodhën paq drejtësisë, si asaj vendore ashtu dhe asaj ndërkombëtare.
Vetëm 8 vjet burg për kriminelin Tarçullovski, i cili pasi vuan dënimin pritet si hero nga qeveria e koalicionit Gruevski-Ahmeti.

Kjo është drejtësia e munguar sllave e cila vepron vetëm kundër shqiptarëve, drejtësi kjo që ka gjetur mbështetje nga vasali e përjetshëm i saj Ali Ahmeti. Krimet kundër shqiptarëve nuk janë ndalur as pas konfliktit të 2001, famën e së cilës kapedan Aliu e përdori për interes personal, si “çlirimtar”dhe aprovues i MO, marrëveshje e cila legjitimoi emërtimin bashkësi etnike e 20%!
Këto ishin “frytet e revolucionit popullor që i hëngri” komandanti kapitullant Ali Ahmeti.

Luboteni është një njollë e zezë për pushtetin dhe drejtësinë e kapur prej tij dhe vëzhguesit “sehirxhinjë” ndërkombëtarë. Ali Ahmeti me bandën e tij DUI , mbajnë përgjegjësi të madhe si bashkëfajtorë në qeverinë e koalicioneve si dhe për shmangie të përgjegjësisë për moskallzim penal dhe vënie para drejtësisë autorët e kësaj masakre.

Turpi dhe mallkimi e mbuloftë me vellon e zezë të tradhëtisë DUI-n dhe Ali Aametin, si bashkëfajtorë për amnestinë akorduar ndaj kriminelëve dhe komitëve sllavë, ndërsa kurora e lavdisë për viktimat e Lubotenit! Medai Shaholli

Baby Boo