Luana Vjollca merr pjesë në Javën e Modës në Milano


Java e Modës në Milano ka nisur prej disa ditësh dhe tashmë kanë defiluar disa prej ikonave të modës. E pranishme në eveniment ka qenë edhe prezantuesja e këngëtarja shqiptare, Luana Vjollca. Ajo ka bërë disa postime në rrjete sociale, ndërkohë që ka sjell pamje nga vendi i ngjarjes.

Biondja duket se po qëndron prej disa ditësh në Itali për shkak të angazhimeve që ka atje. E njëjta përndryshe ka paralajmëruar rikthimin me një emision të ri në TV Klan, pas largimit nga Top Channel. “Zemër Luana” – mban titullin projekti i ri për të cilin theksoi se do ta publikojë së shpejti. Artistja këtë kohë ka qenë e angazhuar edhe në projekte të tjera, jashtë ekranit.

Baby Boo