Luan Krasniqi: Robini ishte më i mirë, duhet edhe një betejë e tretë mes tyre


Dominic Boesel rimori titullin e kampionit të botës duke mposhtur boksierin shqiptar Robin Haxhi Krasniqi.
Pavarësisht që u mendua se Krasniqi dominoi në shumicën e raundeve, kështu nuk menduan gjyqtarët që i dhanë fitoren gjermanit.

Pas kësaj beteje, ka reaguar legjenda e boksit shqiptar, Luan Krasniqi.
50-vjeçari përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka theksuar se sipas tij Robin Krasniqi ishte më i mirë, dhe se duhet të ndodhë edhe një betejë e tretë mes tyre.

“Robin Krasniqi dhe Dominic Bösel gjithashtu i dhanë vetes një luftë emocionuese. Më pas u diskutua me padurim rezultati për Dominic Bösel. Unë mund ta kuptoj këtë. E pash edhe Robin Krasniqin në front, ishte boksieri më i mirë sipas mendimit tim. Unë mendoj se një betejë e tretë midis të dyve do të ishte zgjidhja më e mirë”, ka theksuar Luani.

Ai nuk e la pa komentuar edhe super meçin mes Furyt dhe Wilderit, duke i rikujtuar fjalët e tij para takimit që kishte thënë së nëse Fury qëndron mirë fizikisht dhe mendërisht, ai është më i miri në botë.

“Çfarë spektakli në fitoren e Tyson Fury ndaj Deontay Wilder! Urime për Tyson Fury. Ai e vërtetoi përsëri atë që thashë paraprakisht: nëse është fizikisht dhe mendërisht i përshtatshëm, aktualisht është më i miri në botë për peshat e rënda”, ka theksuar Junikasi.

Baby Boo