LSM reagon ndaj deklaratës së ministres Angellovska, kërkon takim emergjent me të


Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë reagon ndaj deklaratës së sotme të ministres së Financave, në lidhje me lehtësimin e kushteve për ruajtjen e numrit të të punësuarve gjatë përdorimit të masës për subvencione të pagave për ekonominë.

Nga Sindikata kërkojnë takim emergjent me ministren e Financave për të tejkaluar këtë, siç thonë ata, dekret fatal.

“Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, e ‘falënderon’ ministren e Financave, Nina Angellova, e cila mbështet plotësisht dhe zbaton masat e ‘shefave’ dhe kontribuon në rritjen e numrit të të papunëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si urim me rastin e ardhshëm të 1 majit, Ditës ndërkombëtare të Punës. Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë i rikujton Ministrinë e Financave dhe qeverinë që ofrimi i mbështetjes financiare që në fund të ditës do të kthehet nga paratë e punëtorëve dhe përmes taksave të qytetarëve, nuk duhet të lejojnë uljen e numrit të të punësuarve, në fakt shteti të financojë largimet nga puna nën presion të punëdhënësve. Në këto momente që janë jashtëzakonisht të vështira për punëtorët e vendit, qeveria, as Ministria e Financave, nuk duhet të sjellin dekrete me porosi dhe presion nga punëdhënësit, odat, etj., që janë në dëm dhe kurriz të punëtorëve”, thuhet në reagim.

Sot, Ministria e Financave prezantoi kushtet e reja për masën 14.500 denarë subvencione për pagat në ekonomi. Një nga risitë është se lehtësohen kushtet për ruajtjen e numrit të të punësuarve gjatë përdorimit të masës. Me kushtet e reja, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, mund të mbajnë të njëjtin numër të punësuarve minus 15 për qind, të mesmet me minus 10 për qind dhe ndërmarrjet e mëdha me minus pesë për qind nga të punësuarit. Para ndryshimit të kësaj gjendje, ata ishin të detyruar të mbanin të njëjtin numër të punësuarve deri në muajin korrik, respektivisht dy muaj pas përdorimit të masës.

Baby Boo