LSM Maqedoni: “Më 1 maj pr*otestojmë, kërkojmë rritje lineare të pagave”


Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut (LSM) më datë 1 maj do të zhvilloj një protestë për rritjen lineare të të gjitha pagave në sektorin publik dhe privat. Pro*testa e paralajmëruar pritet të mbahet para objektit të Sindikatës me ç’rast do të marshohet drejt objektit të Kuvendit, Organizatës së Punëdhënësve dhe Odës Ekonomike si dhe do të përfundoj përballë Qeverisë.
Nga LSM thonë së kërkojnë rritje të pagave më së paku 2806 denarë neto.

”Na duhen reagime më të guximshme, më intensive dhe më të shpejta për të tejkaluar problemet, për të rritur pagat për 2.806 denarë në shumën neto të të gjithë të punësuarve në sektorin privat dhe publik, si dhe për të krijuar vizione dhe perspektiva të reja. I bëjmë thirrje Qeverisë që të jetë më produktive dhe më e vendosur në veprim për rritjen e pagave të punëtorëve”, thuhet në njoftimin e publikuar sot nga LSM.

Nga LSM i’u bëjnë thirrje të gjithë punëtorëve dhe sindikatave t’i bashkohen protestës. Kujtojmë se vendimi për organizimin e kësaj proteste sindikaliste është marrë nga organet e larta të sindikatës.

Baby Boo