LSM-ja nesër do të bllokojë një nga hyrjet kryesore të Shkupit

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë për nesër ka paralajmëruar protestën e radhës, ku do të bllokojë një nga hyrjet kryesore të Shkupit.

Baby Boo

Siç bëjnë të ditur nga LSM-ja, do të bllokohet bulevardi “Aleksandëri i Madh” në lagjen Autokomandë prej orës 07-10 të mëngjesit dhe do të lejohen vetëm automjetet e ndihmës së shpejtë, policisë dhe zjarrfikësve. Ata apelojnë edhe njëherë te institucionet që të merren parasysh kërkesat e tyre, në të kundërt protesta e tyre do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave.