LSM dhe Qeveria në takim më 24 janar


Takimi mes Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë dhe Qeverisë do të mbahet më 24 janar dhe në të do të bisedohet për kërkesat e sindikatës për rritje të rrogës minimale dhe për zbatimin e ndryshimeve ligjore me të cilat e diela është shpallur ditë jopune.
Nga sindikata kërkojnë rritje urgjente të rrogës minimale në 18 mijë denarë dhe rritje graduale të të gjitha rrogave të tjera, ndërsa kërkesë e tyre është edhe konfirmimi i të drejtës së regresit në sektorin publik.

Në takim, siç informojnë nga sindikata, do të bisedohet edhe për zbatimin e ligjit me të cilin e diela është shpallur ditë jopune sepse nga ana e disa punëdhënësve shkelet ligji për çka nga ana e LSM-së janë dërguar parashtresa në Inspektoratin e punës dhe të tregut.
“LSM publikisht tregon se lëshime nuk do të ketë edhe nëse çështjet nuk zgjidhen përmes dialogut social menjëherë, LSM i bën thirrje punëtorit dhe anëtarësisë në grevë të përgjithshme mbarëpunëtore”, qëndron në kumtesën e LSM-së.

Baby Boo