LSDM shkarkon Boro Stojçev nga detyra kryetar i partisë në Novosellë


Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në pajtim me dispozitat statutore të partisë e shkarkoi Boro Stojçev nga funksioni kryetar i organizatës komunale të LSDM-së në Novosellë.

Në vendin e tij, njoftojnë nga zyra për informim e LSDM-së, kryetar i organizatës komunale të LSDM-së në Novosellë është emëruar Igor Pertemov

“Ligji vlen për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe çdo mosrespektim i tij u nënshtrohet sanksioneve ligjore. Respektimi i ligjeve dhe puna e përgjegjshme, veçanërisht në interes të qytetarëve janë angazhimet kryesore të LSDM-së dhe vlera të partisë të cilat duhet të respektohen prej të gjithë funksionarëve të saj”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Për VMRO-DPMNE-në në opozitë, shkarkimi i Boro Stojçev është perde për t’i mbuluar kriminelët e vërtetë të cilët, siç thuhet në kumtesën e partisë, janë në krye të pushtetit.

“LSDM-ja është parti e kryesuar nga Zoran Zaev, për të cilin ekziston një video material i incizuar se si kërkon ryshfet prej 200.000 euro, për të mbaruar punë, të cilën me ligj obligohet ta përfundojë. LSDM u bë sinonim për krim, keqpërdorim të pushtet dhe korrupsionin”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Baby Boo