LSDM: Qytetarët do të kthejnë 15 përqind të TVSH-së prapa


Maqedonia ka hapur një faqe të re drejt të ardhmes së sigurt në NATO dhe BE, përparimi sjell përfitime serioze për qytetarët, ekonominë dhe standardin e jetës Miratimi i ndryshimeve në Kushtetutë i hap perspektivat e Maqedonisë dhe të gjithë qytetarëve të saj.
Prioritetet shumëvjeçare strategjike të shtetit, anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Evropian janë në fazën finale të përmbushjes.
Maqedonia po ec përpara, ka hapur një faqe të re drejt të ardhmes së sigurt dhe stabile. Identiteti maqedonas është siguruar dhe i garantuar.
Nga shtet i izoluar, i ndarë dhe i kapur, sot Maqedonia po zhvillohet si shtet modern dhe evropian i qytetarëve të barabartë, vend mik i rajonit dhe botës demokratike.
NATO dhe BE nuk janë vetëm mundësi historike dhe e madhe për përparim, siguri dhe stabilitet, anëtarësimi nënkupton edhe investime të reja, vende të reja punë të paguara mirë, më shumë para dhe standard jete më të lartë për të gjithë qytetarët.
Procesi integrues i cili fuqishëm po hapëron, e intensifikon rritjen ekonomike, e bën shtetin më atraktiv për kompani të huaja për investime serioze dhe pozitivisht ndikon ndaj konkurrencës së kompanive vendore.
Viti 2019 do të jetë vit i ekonomisë dhe zhvillimit. Pagat rriten në të gjithë sektorët, po rritet edhe mbështetja financiare për ndërmarrjes, janë rritur dhe po jepen në kohë subvencionet për bujqit, më shumë para po kthehen prapa tek qytetarët. Kthimi i TVSH-së në vlerë prej 15 për qind për qytetarët që duhet të realizohet këtë vit, do të siguroj të ardhura shtesë në çdo familje. Qeveria dhe shumica parlamentare të udhëhequra nga LSDM vazhdojnë me realizimin e reformave që sigurojnë përparim në eurointegrime, rritje ekonomike, më shumë para dhe standard jete më të lartë për të gjithë qytetarët.

Baby Boo