LSDM: Qytetarët do të kenë mundësi që të vendosin për të ardhmen e tyre


Pas miratimi të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për mbajtjen e referendumit më 30 shtator të këtijë viti, nga partia në pushtet LSDM deklarojnë se qytetarët tani kanë mundësi konkrete për të vendosur për të ardhmen e tyre. Më 30 shtator Maqedonia me referendum do të vendos për marrëveshjen e arritur me Greqinë, do të vendos për anëtarësim në NATO dhe BE.

“Qytetarët janë mbajtësit e sovranitetit, qytetarët do të vendosin në zgjedhje dhe në referendum. Referendum është demokraci e vërtet dhe drejtpërdrejt, ndërsa vullneti i shprehur në të duhet dhe do të jetë detyrues për të gjithë. Zëri i qytetarëve është vendimtar për të ardhmen e Maqedonisë”, thonë nga LSDM.

Sipas LSDM-së dita e sotme tregon se të gjithë janë të bashkuar për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, ndërsa vetë Hristijan Mickoski dhe udhëheqësia e OBRM-PDUKM-së është kundër.

Nga atje thonë se qytetarët do të thonë “Po” për të ardhmen e Maqedonisë.

Baby Boo