LSDM po vazhdon bisedimet për të siguruar qeveri të re me mandat të plotë katërvjeçar


Nga partia e Zoran Zaevit, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë që drejton koalicionin “Mundemi” pohojnë se po vazhdojnë me bisedimet për të formuar qeverinë.

“Procesi i bisedimeve serioze po vazhdon për të formuar shumicë të qëndrueshme parlamentare për të siguruar qeveri të re me mandat të plotë katër vjeçar” thuhet në kumtesën e LSDM-së të dërguar sot në mëngjes. Ky koalicion, me më së shumti mandate në Kuvend dje nga Presidenti Stevo Pendarovski mori mandatin për të formuar qeveri të re.

Baby Boo