LSDM: OBRM-PDUKM të ndaloj së bllokuari zgjedhjen e komisionit të KSHZ-së


Nga partia në puhstet LSDM kanë akuzuar OBRM-PDUKM-në për vazhdimin e politikave të saj destruktive në dëm të qytetarëve dhe shtetit. Siç thonë ata, OBRM-PDUKM është duke penguar reformat dhe është duke u përpjekur të pengojë përparimin e Republikës së Maqedonisë për anëtarësimin e plotë në BE dhe NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së kohëve të fundit me qëllimi po bllokon disa komisione parlamentare, të cilat po diskutojnë ligjet e reformave. OBRM-PDUKM po e bllokon edhe procedurën për formimin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, me çka sjell në pikëpytje mbajtjen e referendumit për të ardhmen e vendit”. thonë nga LSDM

Nga LSDM thonë se për OBRM-PDUKM-në dhe Hristijan Mickoski, nuk janë të rënësishme as nevojat e qytetarëve, as interesat shtetërore. Për ta sip thonë e vetmja gjë e rëndësishëm është mbrojtja e krimit dhe fati i Nikolla Gruevskit dhe familjes. Prandaj OBRM-PDUKM shpik kërkesat e reja, qeverinë teknike, amnistinë.

Nga partia në pushtet thonë qartë se për krimin e bërë nuk do të ketë amnisti.

“Duhet të jetë e qartë, amnisti për krimin nuk do të ketë. Asnjëherë nuk do të pranojmë aminsti të kriminalitetit”.

Baby Boo