LSDM: OBRM-PDUKM-ja kriminale nuk mendonte për punëtorët e Jugohrimit duke i lënë pa punë


Nëpërmjet një kumtese. reagon partia maqedonase në pushtet, LSDM ndaj konferencës për shtyp të zëdhënësit të OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski duke thënë “nëse OBRM-PDUKM-ja mendonte për punëtorët e Jugohrimit do t’i linte pa punë”.

“OBRM-PDUKM-ja kriminale dhe mentori i Mickoskit, Nikolla Gruevski me vite i gënjenin të punësuarit e Jugohromit dhe i la pa punë. Gjithë këto 11 vite nuk ndërmori asgjë për zgjidhjen e problemit”, thonë nga LSDM-ja duke shtuar se Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja e zgjodhi problemit dhe se janë krijuar kushtet për punëtorët të kthehen në punë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, me angazhimet për rifillimin e Jugohromit, Qeveria e re tregoi se si punohet në interes të qytetarëve, punëtorëve dhe mjedisit jetësor duke thënë se zgjidhja e problemit dhe kthimit në punë të qindra punëtorëve me masa për mbrotjen e mjedisit jetësor nuk është katastrofale, siç thonë OBRM-PDUKM-ja.

“Çfarë ka kundër OBRM-PDUKM-ja kundër kthimit të qindra punëtorëve në punë” pyesin nga LDSM-ja.

Baby Boo