LSDM: Në fund të mandatit do të kemi 20.000 denarë pagë minimale dhe 34.000 denarë pagë mesatare


Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “Qeveria e re e udhëhequr nga LSDM dhe nga kryetari Zoran Zaev ka plan inovativ dhe stabil që siguron rritje stabile ekonomike dhe rritje të pagës minimale dhe mesatare”.

“Qeveria do të vazhdojë me përpjekjet e saja të mira: rritja e pagës minimale deri në fund të mandatit për 20-40% dhe rritje të pagës mesatare deri në fund të mandatit prej 20-30%”, thuhet në kumtesën e LSDM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Përkthyer në shifra, sipas LSDM-së, deri në fund të mandatit 4-vjeçar paga minimale do të jetë 20.000 denarë dhe paga mesatare 34.000 denarë.
“Papunësinë gjatë kohës së krizës do ta mbajmë stabile, ndërsa pas përfundimit të krizës do të vazhdojmë ta ulim”, thonë nga LSDM.

Baby Boo