LSDM në dilemë mes dy kandidatëve për kryetarë shteti

Stevo Pendarovski duket të jetë kandidati më i pëlqyer i elektoratit për President. Këtë e tregon anketa e LSDM-së e bërë në opinionin publik, e që për TV21 e konfirmuan burime të brendshme të partisë në pushtet. Por nëse opinioni publik ka favorit Pendarovskin, kështu nuk duket të jetë brenda LSDM-së.

Baby Boo

Siç bënë të ditur burimi ynë, brenda LSDM-së përkrahje më të madhe ka Oliver Spasovski, ministri aktual për punë të brendshme. Këto informacione që vinë brenda LSDM-së tashmë lënë të kuptohet se debati për çështjen e kandidatit tani më ka nisur. Por nga LSDM-ja hedhin poshtë këto informacione.

“Informata të ngjashme dhe të tilla janë në spekulime. Në LSDM ka filluar procedura. Kandidati që do të jetë fitues në zgjedhje do të zgjidhet në Kongresin e 3 marsit”, LSDM-ja.

Ndërkohë në VMRO-DPMNE vazhdon konkursi i kandidatëve për kryetar shteti. Më 16 shkurt, opozita do të mbaj kongres në Strugë, ku edhe zyrtarisht do të mësohet garuesi i VMRO-DPMNE-së për të parin e shtetit. Në parti deri më tani ka një kandidaturë, atë të Vlladimir Gjorçevit.